
Një pamje e Sao Paulo, Brazil, 23 gusht 2023./Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Forumit të Medias dhe Grupeve të Mendimit të Jugut Global.
Duke vënë në dukje se Jugu Global po rritet me një hov të fortë dhe po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kauzën e përparimit njerëzor, Xi tha se Kina ka qenë gjithmonë anëtare e Jugut Global dhe do t'i përkasë gjithnjë botës në zhvillim.
Kina është e gatshme të punojë bashkë me vendet e Jugut Global për të praktikuar multilateralizmin e vërtetë, për të mbrojtur një botë shumëpolare të barabartë e të rregullt dhe një globalizim ekonomik me dobi për të gjithë e gjithëpërfshirës, duke bërë përpjekje të përbashkëta për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, tha kreu i shtetit i Kinës.
Presidenti Xi theksoi më tej se, përballë ndryshimeve globale të shekullit, ndjekja e rrugës së modernizimit dhe përpjekjet për të krijuar një rend ndërkombëtar më të drejtë e më të barabartë janë misionet e shenjta historike të vendeve të Jugut Global dhe temat e përbashkëta të kohës për mediat e grupet e mendimit të Jugut Global.(Xu Guang)
