Xinhua
Mjekësia tradicionale kineze u bë e njohur në Peru në mesin e shekullit të 19-të. Në ditët e sotme, mjekësia kineze është integruar gradualisht në shoqërinë lokale, duke u bërë një pjesë e rëndësishme përbërëse e sistemit të mjekësisë së Perusë.
Origjina e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Peru
75 Punëtorë kinezë erdhën në Peru në vitin 1849, duke sjellë mjekësinë kineze në këtë vend. Këta punëtorë u angazhuan në punët e mbjelljes bujqësore dhe ndërtimin e hekurudhave. Ata dhanë kontribute të mëdha në modernizimin e Perusë dhe zhvillimin ekonomiko - shoqëror. Gjatë këtij procesi, në Peru filloi të zhvillohej edhe mjekësia kineze, që është simbol i rëndësishëm i kulturës së emigrantëve kinezë.
Në mesin e shekullit të 19-të, në Peru shpërthyen shpesh epidemi të ndryshme, si ethet e verdha në vitin 1868 dhe murtaja bubonike në vitin 1903. Gjatë trajtimit të këtyre epidemive, mjekësia kineze pati efekte të veçanta dhe grumbulloi përvoja të pasura, duke fituar besimin e banorëve të Perusë. Veçanërisht gjatë shpërthimit të etheve të verdha, metoda e akupunkturës së mjekësisë kineze shëroi shumë pacientë, duke patur efekte më të mira se mjekësia perëndimore. Kjo u bë një pikë e rëndësishme e përhapjes së mjekësisë tradicionale kineze në Peru.
Situata aktuale e mjekësisë kineze në Peru
Në ditët e sotme, mjekësia kineze në Peru është zhvilluar si një sistem i rëndësishëm mjekësor. Në Lima, kryeqyteti i Perusë, klinikat e mjekësisë kineze janë shtuar shumë. Shumë mjekë kinezë me përvojë të pasur dhe mjekë peruanë që kanë mësuar mjekësinë kineze në Kinë, praktikojnë metodat tradicionale kineze si akupunktura, masazhet, kupat etj, duke ofruar shërbime të shkëlqyeshme mjekësore në Peru.
Zhvillimi i mjekësisë tradicionale kineze në Peru, lidhet ngushtë edhe me mbështetjen e qeverisë vendase dhe njohjen publike. Qeveria e Perusë ka hartuar politika për mbështetjen e zhvillimit të mjekësisë kineze, duke garantuar statusin ligjor të dyqaneve të përbërësve të mjekësisë kineze.
Në të njëjtën kohë, banorë të shumtë të Perusë kanë filluar të përqafojnë mjekësinë kineze. Ata njihen me kulturën e mjekësisë kineze nëpërmjet leksioneve të Mjekësisë Tradicionale Kineze për ruajtjen e shëndetit, stërvitjen e Taijisë etj
.
Arsyet e preferimit të mjekësisë kineze në Peru
Së pari, mjekësia kineze ka efekte të veçanta dhe përvoja të pasura për të zgjidhur probleme të vështira të mjekësisë perëndimore.
Së dyti, kultura e mjekësisë kineze lidhet ngushtë me kulturën tradicionale kineze dhe historinë kineze. Teoria e mjekësisë kineze për ruajtjen e shëndetit, përputhet me metodat e jetës së shëndetshme dhe natyrale.
Së treti, specialistë të ndryshëm të mjekësisë kineze kanë fituan besimin e peruanëve nëpërmjet teknikave të shkëlqyera dhe kontributeve të mëdha mjekësore për banorët e Perusë.
Pikat e përbashkëta mes MTK-së dhe mjekësisë tradicionale lokale peruane
Në Peru ekzistojnë bimë të pasura mjekësore, të cilat përdoren për kurimin e sëmundjeve të ndryshme nga banorët lokalë. Kjo përputhet me teorinë e përdorimit të bimëve mjekësore nga MTK-ja.
Harmonia e gjendjes shëndetësore nga mjekësia tradicionale kineze, përputhet me konceptin e mjekësisë tradicionale lokale peruane.
(Xu Guang)