Projekti “Smart City”, rritje e sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve
2024-11-11 09:55:50

Projekti Smart City (Foto ATSH)

Projekti Smart City (Foto ATSH)

Brenda një kohe të shkurtër pritet të nisë në Shqipëri zbatimi i projektit “Smart City”, për rritjen e sigurisë publike në vend dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në akset kryesore kombëtare shhkruan ATSH.

Lajmin e bëri të ditur  zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë një takimi me prefektët.

“Projekti "Smart City", do t’i ofrojë të gjitha zonave urbane mbulim të plotë digjital me kamera. Këto janë qendra monitorimi për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, por që ndërthuren edhe me projektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për monitorimin e akseve kombëtare”, tha Balluku.

Balluku tha se projektet ndërthuren duke dhënë një mbulim të plotë të zonave urbane dhe rrugëve kombëtare duke ofruar mirëmenaxhim të sigurisë kombëtare dhe akseve kryesore rrugore.