Foto nga VCG
Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të hënën se do të vendosë masa të përkohshme antidumpingu ndaj importeve të brendit me origjinë nga Bashkimi Evropian (BE), duke filluar nga 15 nëntori.
Vendimi vjen pas një hetimi paraprak që zbuloi se prodhuesit e brendit të BE-së po hedhin produkte të caktuara dumpingu në tregun e Kinës, duke kërcënuar të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ndaj industrisë vendase, tha ministria në një deklaratë.
Sipas kësaj ministie, importuesit e brendit me origjinë nga BE-ja duhet të vendosin depozita në doganat kineze bazuar në marzhet e dumpingut midis 30.6 dhe 39 për qind. Këto masa zbatohen për pijet alkoolike me bazë rrushi në kontejnerë më pak se 200 litra.
Kina, një treg i madh për pijet alkoolike evropiane, filloi një hetim antidumping për brendin e importuar nga BE-ja më 5 janar 2024.