Kina publikon vijat bazë të ujërave territoriale ngjitur me Huangyan Dao
2024-11-10 17:46:34

Foto nga VCG

Pamje e Detit të Kinës Jugore/Foto nga VCG

Qeveria kineze përcaktoi dhe njoftoi vijat bazë të ujërave territoriale ngjitur me Huangyan Dao, që është një hap i natyrshëm për të forcuar ligjërisht menaxhimin detar dhe është në përputhje me ligjin ndërkombëtar e praktikat e zakonshme, tha të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Sipas tij, Huangyan Dao ka qenë gjithmonë territori i Kinës. Në përputhje me ligjet ndërkombëtare, siç është Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin Detar, dhe Ligjin e Republikës Popullore të Kinës për Ujërat Territoriale dhe Zonën Ngjitur, qeveria kineze përcaktoi dhe shpalli vijat bazë të ujërave territoriale ngjitur me Huangyan Dao.

I ashtuquajturi "Akti i zonave detare të Filipineve" synon të forcojë më tej vendimin e paligjshëm të arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore në formën e legjislacionit të brendshëm dhe të përfshijë në mënyrë të paligjshme Huangyan Dao të Kinës dhe shumicën e ishujve dhe gumave të Nansha Qundao të Kinës, si edhe ujërat ngjitur me to, në zonat detare të Filipineve, shtoi zëdhënësi.

"Kjo lëvizje shkel rëndë sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore," tha zëdhënësi, duke shtuar se Kina e kundërshton me vendosmëri dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme në përputhje me ligjin për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të saj.