
Foto nga VCG
Në një raport të Këshillit të Shtetit për punën financiare thuhet se qeveria kineze do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve financiare, të inkurajojë institucionet financiare të optimizojnë strukturën e kredisë, të forcojë mbështetjen financiare për forcat e reja prodhuese cilësore dhe të intensifikojë kultivimin e kapitalit, citon “Xinhua”.
Raporti, i cili u dorëzua për diskutim në seancën e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, thekson se nevojën për intensifikim të rregullimit kundërciklik të politikës monetare dhe përmbajtjes së një qëndrimi mbështetës të politikës monetare, duke intensifikuar gjithashtu përmirësimin e saktësisë së rregullimit të politikës monetare dhe duke shtuar përpjekjet për materializimin e politikave rritëse.
Raporti vë në dukje se është e nevojshme të ruhet likuiditeti i mjaftueshëm në një nivel të arsyeshëm dhe të ketë kosto më të ulëta financimi për ndërmarrjet dhe familjet, si dhe të vijohet me përdorimin e duhur të mjeteve strukturore të politikës monetare për të forcuar mbështetjen për strategjitë kryesore, fushat kryesore dhe lidhjet e dobëta.
Sipas raportit, vendi do të forcojë në mënyrë gjithëpërfshirëse mbikëqyrjen financiare, do të vazhdojë të thellojë reformën dhe hapjen financiare, si dhe të mbrojë dhe zbusë rreziqet financiare në një mënyrë proaktive e të matur për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm të sistemit financiar.
