Kina krijoi një aleancë për të promovuar zhvillimin e industrisë së teknologjisë bërthamore, me një grup që përfshin aktorë kryesorë të industrisë në zinxhirin industrial dhe korporatat e energjisë bërthamore.

Teknologjia bërthamore në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor./foto nga CNNC
Krijimi i aleancës vjen pasi Autoriteti i Energjisë Atomike të Kinës së fundmi përpiloi një plan trevjeçar që synon që prodhimi vjetor ekonomik i industrisë së aplikimit të teknologjisë bërthamore të arrijë në 400 miliardë juanë, ose rreth 56 miliardë dollarë, deri në vitin 2026, shkruan “CGTN”.
“Duke koordinuar të gjithë zinxhirin industrial të teknologjisë bërthamore, aleanca do të krijojë një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbime, si dhe do ta bëjë zinxhirin industrial më të sigurt dhe zinxhirin e furnizimit më elastik”,- deklaroi tha Du Jin, shkencëtari kryesor i Korporatës Kombëtare Bërthamore të Kinës.
Anëtarët e aleancës dhe palët e interesuara thonë se janë gati të punojnë krah për krah njëri-tjetrit.

Teknologjia bërthamore në mbarështimin bujqësor./Foto nga CNNC
“Do të jemi një njësi udhëheqëse në komitetin e kontrollit të sigurisë të aleancës. Ne do të koordinojmë me ndërmarrjet dhe institucionet në terren për të promovuar bashkërisht integrimin e inovacionit, industrisë, kapitalit dhe talenteve”,- tha Li Chengfu, president i “Tongfang Co. Ltd”.
Autoritetet thonë se po synojnë gjithashtu të ndërtojnë zinxhirë më të mëdhenj industrialë që do të mundësojnë bashkëpunim dhe projekte të tjera, me fokus në bashkëpunimin në fusha inovative, ndarjen e burimeve dhe fuqizimin industrial.

Teknologjia bërthamore në kontrollet e sigurisë në vende publike/Foto nga CNNC
Teknologjia bërthamore përdoret në pothuajse një të tretën e sektorit të prodhimit në botë dhe më shumë se 150 vende dhe rajone po e hulumtojnë, e zhvillojnë dhe e zbatojnë atë. Përveç ofrimit të karburanteve dhe energjisë, teknologjia bërthamore ka aplikime të gjera në jetën e përditshme të njerëzve, si diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor, mbarështimi bujqësor, përpunimi i ushqimit, modifikimi i materialit dhe kontrollet e sigurisë.
