Foto nga VCG
Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të presin një konferencë globale për mjekësinë tradicionale në Pekin më 3 dhe 4 dhjetor. Gjatë viteve të fundit, ndërgjegjësimi i njerëzve për shëndetin, mënyrat e jetesës dhe modelet mjekësore kanë ndryshuar, duke çuar në një kërkesë në rritje për mjekësinë tradicionale. Përparësitë e mjekësisë tradicionale në mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve të mëdha kronike dhe infektive kanë marrë më shumë vëmendje.
Në këtë sfond, konferenca do të fokusohet në temën e diversitetit, trashëgimisë dhe inovacionit të mjekësisë tradicionale në dobi të botës. Në të do të ketë diskutime mbi kërkimin shkencor, edukimin dhe aplikimet dixhitale dhe inteligjente të mjekësisë tradicionale, sipas organizatorëve të tij, citon “Xinhua”.
Organizatorët shtuan se në konferencë janë ftuar krerët e organizatave ndërkombëtare, zyrtarë qeveritarë të shumë vendeve dhe ambasadorë në Kinë, si dhe ekspertë, studiues dhe sipërmarrës në sektorin mjekësor.
Përafërsisht 1200 persona pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes. Organizatorët kinezë përfshijnë qeverinë komunale të Pekinit, Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Administratën Kombëtare të Mjekësisë Tradicionale Kineze.