Xi nënshkruan urdhrin për shpalljen e rregulloreve për mbështetjen e pajisjeve ushtarake
2024-11-10 15:22:55

Një avion luftarak J-15T në Zhuhai City, Provinca Guangdong, në jug të Kinës, 6 nëntor 2024.

Një avion luftarak J-15T në qytetin Zhuhai, Provinca Guangdong, në jug të Kinës, 6 nëntor 2024./VCG

Xi Jinping, kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ka nënshkruar një dekret për të shpallur një sërë rregulloresh për mbështetjen e pajisjeve ushtarake.

Këto rregullore do të hyjnë në fuqi më 1 dhjetor.

Ky dokument, i përbërë nga 92 rregulla të ndara në tetë kapituj, fokusohet në gatishmërinë luftarake dhe synon përmbushjen efektive të misioneve dhe detyrave të forcave të armatosura në epokën e re, sipas një deklarate zyrtare të shtunën. 

Këto rregullore bëjnë përmirësime në mekanizmin dhe procedurat e furnizimit, menaxhimit e riparimit të pajisjeve ushtarake dhe pritet të promovojnë punën e mbështetjes së pajisjeve ushtarake në mënyrë inovative, thuhet në deklaratë. (Xu Guang)