një anije të Rojës Bregdetare të Kinës shihet në Detin e Kinës Jugore, 26 gusht 2024./Foto nga VCG
Roja Bregdetare e Kinës (CCG) tha në një deklaratë të dielën se do të forcojë vazhdimisht patrullimet dhe zbatimin e ligjit në ujërat territoriale rreth Huangyan Dao të Kinës dhe ujërat përkatëse.
Në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj zyrtare në mediat sociale, CCG-ja theksoi se Huangyan Dao është një pjesë e pandarë e territorit të Kinës dhe Kina ka ushtruar prej kohësh sovranitetin e juridiksionin mbi Huangyan Dao në një mënyrë të vazhdueshme, paqësore dhe efektive.
Për disa kohë, Filipinet kanë dërguar në mënyrë të përsëritur anije dhe avionë të ushtrisë e të rojës bregdetare, si edhe anije të shërbimit publik, duke shkelur hapësirën detare dhe ajrore pranë Huangyan Dao dhe duke shkaktuar shqetësime e provokime që kërcënojnë seriozisht sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës, u shpreh CCG-ja.
Sipas saj, pala filipinase ka nxitur gjithashtu anijet e peshkimit të operojnë në mënyrë të paligjshme në lagunën e Huangyan Dao.
CCG-ja do të forcojë vazhdimisht patrullimet dhe zbatimin e ligjit në ujërat territoriale rreth Huangyan Dao të Kinës e ujërat përkatëse, do të mbajë me vendosmëri rendin në këto ujëra, do të ruajë mjedisin ekologjik e burimet biologjike dhe do të mbrojë sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës.(Xu Guang)