
Von der Leyen (Foto Panorama)
Në takimin joformal të BE-së në Budapest, liderët europianë kanë ngarkuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për të hartuar një strategji dhe afat kohor të ri për të forcuar ekonominë e bllokut, bën të ditur “ATSH”.
“Von der Leyen duhet të gjejë mënyrat se si të përmirësojë tregjet financiare të bllokut, sektorin e energjisë dhe telekomunikacionit, për të nxitur investimet dhe rritjen”,- thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të BE-së.
Lufta e gjatë e BE-së për rritje ekonomike u përkeqësua nga pandemia e Covid-19 dhe pasojat e një rritjeje të papritur të çmimeve të energjisë.
Von der Leyen vuri në dukje se BE-ja merr ende një sasi të konsiderueshme të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia, që mund të shkëmbehet me LNG me burim nga SHBA-ja.
“BE-ja duhet të angazhohet me SHBA-në, të shikojë interesat e përbashkëta dhe më pas të negociojë”, - theksoi ajo.
