Spanja goditet sërish nga përmbytjet, pa dëme në njerëz
2024-11-10 17:58:21

Permbytjet ne Spanje (Foto Rtsh)

Permbytjet ne Spanje (Foto Rtsh)

Spanja është goditur sërish nga përmbytjet, por këtë radhë pa dëme në njerëz. Rreth 30 automjete u morën para nga vërshimet e ujërave në një qytezë në krahinën verilindore të Gironas, bën të ditur “RTSH”.

Shërbimi Meteorologjik i vendit kishte paralajmëruar reshje shiu gjatë gjithë fundjavës.

Përmbytjet më të fundit erdhën pas atyre që iu morën jetën të paktën 219 personave, 211 vetëm në Valencia.

Dhjetëra të tjerë vijojnë të jenë zyrtarisht të zhdukur dhe mbi 50 trupa ende nuk janë identifikuar. Dëmet materiale ndërkohë janë të pallogaritshme.

Qeveria qendrore ka miratuar një paketë ndihme prej 10.6 miliardë eurosh për familjet, bizneset dhe bashkitë, por qeveria rajonale e Valendicas i ka kërkuar Madridit një tjetër paketë me vlerën e 31 miliardë eurove.