Ministrja Kumbaro: Shqipëria mori medalje të argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar
2024-11-10 20:03:17

Cmimi per Shqiperine (Foto Atsh)

Cmimi per Shqiperine (Foto Atsh)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se Shqipëria është nderuar me medaljen e argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve të revistës prestigjioze britanike “Wanderlust”, citon “ATSH”.

Ministrja Kumbaro tha se në konkursin “Wander Reader Travel Awards”, përmes një votimi publik, Shqipëria u vlerësua si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore, ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore.

Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ata natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën rreth 9.7 milionë të huaj gjatë 9 muajve të këtij viti.