
Ministrja Kociu (Foto Atsh)
Në qendrat shëndetësore ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit, si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore që shkaktohen nga ky virus.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos grupet e riskuara nga virozat sezonale, të bëjnë vaksinën antigrip, shkruan “ATSH”.
Ministrja Koçiu theksoi se në vetëm një muaj, nga 280 mijë doza të vaksinave antigrip të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, më shumë se gjysma, rreth 54%, janë aplikuar, duke forcuar mbrojtjen ndaj gripit për këtë sezon.
“Vaksinat janë thelbësore në mbrojtjen e shëndetit. Le të kujdesemi për veten dhe njëri-tjetrin”,- u shpreh ministrja Koçiu.
Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më pare, duke vijuar tw kryhen për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.
