Inflacioni zbriti në 1.9% në shtator në Shqipëri
2024-11-10 19:37:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit, zbriti në 1.9% në muajin tetor.

Instituti shqiptar i Statistikave (INSTAT) publikoi indeksin e Çmimeve të Konsumit, ku vihet re se krahasuar me muajin tetor 2023, rritja më e madhe e çmimeve është në grupin “argëtim dhe kulturë” me 5%, pasuar nga grupet “pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “veshje dhe këpucë” me 3.5%, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.1%, “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.9%, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.9%, citon “ATSH”.

Nga ana tjetër, çmimet e transportit shënuan ulje me 5.3%. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e zarzavateve patën një rritje me 8.3%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4%, “mish” me 3.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.2%.