Vota e diasporës, lehtësi për pajisjen me mjete identifikimi të shqiptarëve në Greqi
2024-11-10 19:27:16

Votimi i diaspores (Foto Atsh)
Ministria e Brendshme do të ndihmojë diasporën shqiptare në Greqi për të mbështetur procesin zgjedhor 2025, kur për herë të parë votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit.
Ministria e Brendshme konfirmoi se në datat 12-13 nëntor përfaqësues të shoqërisë “IdentiTek”, që siguron shërbimet e identifikimit biometrik, do të vizitojnë Ambasadën shqiptare në Athinë, bën të ditur “ATSH”.
Kjo vizitë synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe lehtësimin e procesit të aplikimit të shtetasve shqiptarë për mjete identifikimi.
Ministria e Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë jashtë vendit që të sigurohen që dokumentet e identifikimit të jenë të vlefshme për votim.
Lajmet Kryesore
