Rusia i kthen Ukrainës trupat e 563 ushtarëve të vrarë
2024-11-10 20:55:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ukraina njoftoi se ka marrë nga Rusia trupat e 563 ushtarëve, që kryesisht kanë vdekur gjatë luftimeve në rajonin lindor ukrainas të Donetskut.

Shkëmbimi i trupave të të burgosurve dhe të personelit ushtarak të vrarë mbetet një nga fushat e pakta të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Ukrainës që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022, shkruan “RTSH”.

Sipas Qendrës ukrainase për Koordinimin e Trajtimit të të Burgosurve të Luftës, 320 nga viktimat ishin vrarë në Donetsk, 89 në Bahmut dhe 154 të tjerë gjendeshin në morgjet ruse.

Po ashtu, trupat e 37 ushtarëve të vrarë rusë janë kthyer në Rusi.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, Ministria e Brendshme ukrainase dhe institucione të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes u përfshin në këmbimin e trupave të ushtarëve të vrarë.

As Rusia dhe as Ukraina nuk bëjnë publike shifrat e ushtarëve të vrarë në luftime.