Përse shumë kompani të huaja paraqitën produkte të reja në CIIE?
2024-11-10 16:47:16

Në zonën e kompanisë gjermane “Karcher” konsumatorët mund të provojnë makinën pastruese të parë të palosshme në botë. Kompania “Boston Scientific” shfaqi sistemin ultrasound intravaskular të brezit të ardhshëm. Në Ekspozitën e 7-të Ndërkombëtare të Importeve të Kinës (CIIE) në Shangai, vizitorët mund të ndiejnë joshën e teknologjive më të përparuara globale. Po ashtu, në këtë ekspozitë janë paraqitur një numër i madh produktesh inovative digjitale, të gjelbra dhe inteligjente.

Foto nga VCG

Si platformë e rëndësishme për bashkëpunimin e përbashkët global në fushën e inovacionit, në gjashtë edicionet e kaluara të CIIE-së janë shfaqur afro 2500 produkte, teknologji e shërbime të reja përfaqësuese. Shumë kompani ekspozuese kanë hapur dyqane, fabrika e qendra të reja shkencore në Kinë, për të kultivuar vrullin e ri të zhvillimit.

Gjatë shtatë vjetëve të fundit, CIIE jo vetëm është përmirësuar, por gjithashtu ka më shumë ide "të reja", duke u bërë platforma e shfaqjes së teknologjive dhe shërbimeve inovative.  Përse CIIE-ja tërhoqi aq shumë teknologji të reja dhe shërbime inovative?

Së pari, CIIE është ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë me temën e importeve. Ajo krijon një "platformë debutimi" për hyrjen e produkteve të reja botërore e mallrave me cilësi të lartë në Kinë dhe ofron një platformë për komercializimin e shumë produkteve dhe teknologjive të reja.

Së dyti, me një popullsi prej më shumë se 1.4 miliardë banorësh dhe më shumë se 400 milionë persona me të ardhura të mesame, tregu i madh i Kinës ofron një terren të shkëlqyer testimi dhe debutimi për produktet dhe teknologjitë e reja globale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Së treti, për mjedisin inovativ. Populli kinez e ka dashur gjithmonë inovacionin dhe krijimtarinë. Veçanërisht në dekadën e fundit, Kina ka kapur mundësitë e raundit të ri të revolucionit teknologjik e të transformimit industrial dhe ka zbatuar një strategji zhvillimi të drejtuar nga inovacioni, duke ofruar terrenin e inovacionit për kompanitë e huaja.(Xu Guang)