Kancelari gjerman: I hapur për të negociuar për datën e votëbesimit
2024-11-10 17:56:02

Scholz (Foto Oranews)

Scholz (Foto Oranews)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shprehur gatishmërinë për të negociuar për datën e votëbesimit në qeverinë e tij, pas prishjes së koalicionit të tij tripartiak.

“Duhet ta diskutojmë datën sa më qetë që të jetë e mundur”,- tha Scholz në një samit joformal të BE-së në Budapest.

Ai propozoi mbajtjen e votëbesimit në Bundestag, Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë, më 15 janar. Kjo ka të ngjarë të nënkuptojë zgjedhje të reja në mars, shkruan “ATSH”.

Megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që votëbesimi të mbahet sa më shpejt, madje edhe javën e ardhshme, në mënyrë që zgjedhjet e reja të zhvillohen më herët.

Kancelari Scholz tha se donte që të arrinin një mirëkuptim mbi ligjet që mund të miratohen këtë vit, përpara se të binin dakord për datën e votëbesimit.