Kina do të ndërmarrë politika tatimore për të mbështetur tregun e pronave
2024-11-10 20:15:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria kineze e Financave e Kinës (MOF) njoftoi se në të ardhmen e afërt do të ndërmarrë politika tatimore, për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të tregut të pasurive të paluajtshme, citon “Xinhua”.

Këto masa të reja janë dorëzuar për miratim në përputhje me procedurat e përcaktuara, tha në një konferencë për media ministri i Financave, Lan Fo'an.

Sipas tij, ministria po planifikon në mënyrë aktive politika të ardhshme fiskale për të intensifikuar rregullimet kundërciklike.