Xi Jinping-u uron mbretin Norodom Sihamoni për 71-vjetorin e pavarësisë së Kamboxhias
2024-11-10 15:28:18

Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh mbretit kamboxhian Norodom Sihamoni për ta uruar për 71-vjetorin e pavarësisë së Mbretërisë së Kamboxhias.
Xi Jinping-u vuri në dukje se vitet e fundit, Kamboxhia ka ruajtur qëndrueshmërinë politike, ka pasur një prirje premtuese zhvillimi dhe ka vijuar të përmirësojë jetesën e njerëzve. Si vend fqinj mik, Kina shpreh sinqerisht kënaqësinë për këtë dhe do ta mbështesë si gjithmonë fuqishëm Kamboxhian në ruajtjen e qëndrueshmërisë, promovimin e zhvillimit dhe përmirësimin e jetesës së popullit, u shpreh Xi. (Xu Guang)
Lajmet Kryesore
