Anëtarësimi në BE, ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat
2024-11-09 18:16:22

Ambasadori i BE-se (Foto Atsh)

Ambasadori i BE-se (Foto Atsh)

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, prezantoi gjetjet e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë para organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të biznesit.

Ambasadori Gonzato vlerësoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë ka arritur në një moment të rëndësishëm dhe tani ekziston një mundësi kyçe për të përshpejtuar reformat në BE, shkruan “ATSH”.

Megjithatë, ambasadori Gonzato nënvizoi se reformat e qëndrueshme duhet të bazohen në proceset efektive të konsultimit me palët e interesuara.

“Kjo është një çështje transparence dhe llogaridhënieje, por duke marrë ekspertizën e duhur dhe duke kuptuar ndikimin e përafrimit me standardet e BE-së”,- u shpreh ai.