Trump (Foto Rtsh)
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, deklaroi në një intervistë pas fitores, se triumfi i tij ishte pjesërisht për shkak të politikave të emigracionit.
“Ne padyshim duhet ta bëjmë kufirin të fortë dhe të fuqishëm dhe në të njëjtën kohë duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë”,- tha Trump, duke e konsideruar fitoren si një mundësi për t’i bërë të gjithë amerikanët bashkë, shkruan “RTSH”.
Trump reagoi edhe për qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se ende nuk kishte folur me të, por se mund të ndodhte.
Shefi i Kremlinit deklaroi se Rusia do të punojë me çdo kryetar shteti të cilit kombi amerikan do t'i besojë.
“Nuk e konsideroj turp ta marrë vetë në telefon. Thjesht nuk e bëj këtë, sepse liderët e vendeve perëndimore më telefononin pothuajse çdo javë në një fazë, derisa u ndalën krejt papritur”,- tha Putin duke folur të Soçi të Rusisë.
I pyetur nëse ai ishte gati të bisedonte me Donald Trump, ai u shpreh pozitivisht.
Presidenti rus nënvizoi edhe rastin e Ukrainës, duke thënë se përpjekja për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e krizës ukrainase, meriton vëmendje.