Sektori i prodhimit në Kinë, 1.3% rritje të të ardhurave nga shitjet në tetor
2024-11-09 17:51:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompanitë kineze në industrinë e prodhimit raportuan një rritje prej 1.3 për qind të të ardhurave nga shitjet në tetor, 2.2 pikë përqindje më shumë krahasuar me muajin e kaluar.

Kompanitë e prodhimit të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve patën rritje të të ardhurave nga shitjet përkatësisht me 8.9 për qind dhe 5.1 për qind, duke udhëhequr rritjen e përgjithshme të shitjeve të sektorit muajin e kaluar, bëri të ditur Administrata Shtetërore e Tatimeve, citon “Xinhua”.

Të dhënat tregojnë përmirësimin e besimit të tregut dhe vrullit të rritjes mes politikave të qeverisë për të gjallëruar rritjen ekonomike në Kinë.

Kompanitë në provincat e Zhejiang, Guangdong, Sichuan dhe Henan patën rritje më të shpejtë të të ardhurave nga shitjet muajin e kaluar, sipas të dhënave.

Në përpjekje për të mbështetur tregun e banesave, autoritetet kineze në fund të shtatorit morën masa për të lehtësuar kufizimet e blerjes së banesave, me masa të tilla si ulja e normave të hipotekës për kreditë ekzistuese dhe ulja e raporteve të parapagimit.

Të dhënat treguan gjithashtu se transaksionet e pronave patën rritje të madhe në disa qytete të nivelit të parë. Për shembull, transaksionet e shtëpive të përdorura në Pekin dhe Shangai patën rritje të të ardhurave nga shitjet përkatësisht me 11 për qind dhe 12.8 për qind në tetor në baza vjetore.

Ndërsa, shitjet me pakicë shënuan rritje të lartë vjetore, kryesuar nga ato të televizorëve dhe frigoriferëve.