Kryeministri hungarez: Europa të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen
2024-11-09 18:11:15

Orban (Foto Rtsh)

Orban (Foto Rtsh)

Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Samitin e Komunitetit Politik Europian, të zhvilluar në Budapest.

Në një konferencë shtypi, Orban tha se nuk duhet pritur nga amerikanët që të mbrojnë Europën, shkruan “ATSH”.

“U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes. Do të ketë së shpejti bisedime të tilla dhe Europa duhet të jetë në gjendje të ndikojë në vendimet për të ardhmen. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve”,- tha Orban, duke bërë të ditur se gjatë punimeve të samitit pati një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetër për emigracionin.

“Nuk do të hyj në detaje. Sa i takon emigracionit, për një kohë të gjatë shoh që kjo çështje është mjaft vendimtare dhe e fortë kundërshtuese në sistemet tona. Të gjithë duan të ndryshojnë. Konstatova se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime. Duhet ta trajtojmë dhe në profesionin tonë quhet aktivizim”,- u shpreh Orban.

“Duhet të ketë vendime, por këto vendime janë në kundërshtim me vendimet europiane. Nuk mund ta ndalim emigracionin nëse nuk iu qasemi si duhet vendimeve në fuqi. Ne duhet ta vazhdojmë këtë platformë dhe ramë dakord që Komuniteti do të mikpritet në Tiranë dhe i uroj suksese”,- u shpreh Orban.