
Foto nga VCG
Rezervat valutore në Kinë arritën në gati 3.26 trilionë dollarë amerikanë në fund të tetorit, me një rënie prej 55.3 miliardë dollarësh, ose rreth 1.67 për qind, krahasuar me fundin e shtatorit, bëri të ditur Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor, citon “Xinhua”.
Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i dollarit amerikan u rrit dhe çmimet globale të aktiveve financiare ranë muajin e kaluar, për shkak të pritjeve të politikës monetare dhe të dhënave makroekonomike në ekonomitë kryesore.
“Për shkak të efekteve të kombinuara të faktorëve të tillë si këmbimi i monedhës dhe ndryshimet në çmimet e aktiveve, rezervat valutore në Kinë u tkurrën në tetor”,- thuhet në deklaratë.
Sipas administratës, Kina po zbaton në mënyrë efektive një sërë politikash për të konsoliduar vrullin e rritjes ekonomike, e cila është e favorshme për rezerva përgjithësisht të qëndrueshme të këmbimeve valutore.
