Më 21 nëntor Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ndodhej për një vizitë në Kinë, ndaj ai pranoi një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.
Gjatë intervistës ai u shpreh: "Jo vetëm në Sllovaki, por në mbarë BE-në, ne e nënvlerësojmë ndikimin e Kinës në paqen botërore. Ne nënvlerësojmë gjithashtu ndikimin e Kinës në të gjithë ekonominë botërore."
Në intervistë, Robert Fico kujtoi se ai vizitoi Kinën për herën e parë në vitin 1999 ose 2000, si një anëtar i zakonshëm i delegacionit të parlamentit të Sllovakisë. Në vitin 2007, ai vizitoi Kinën për herë të dytë dhe zbuloi zhvillimin e madh të vendit që e tronditi shumë.
Gjatë vizitës në vitin 2024, ai u trondit akoma më shumë nga ndryshimi i madh i Kinës. Ai sugjeroi që më shumë persona të vizitojnë Kinën për të parë çfarë ka ndodhur në këtë vend. Ai u habit shumë për përparimet e Kinës, veçanërisht në ndikimet globale dhe paqen e stabilitetin.
Gjatë intervistës, Kryeministri Robert Fico falënderoi Kinën për politikën e vizave 15 ditore për banorët e Sllovakisë. (Xu Guang)