
Foto nga VCG
“Yum China”, e cila drejton “KFC”, “Pizza Hut”, “Taco Bell” dhe zinxhirë të tjerë të ushqimit të shpejtë në Kinë, regjistroi të ardhura totale prej 3.07 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin korrik-shtator, me një rritje prej 5 për qind në baza vjetore, raportoi “Nikkei Asia”, citon “Xinhua”.
Ndërkohë, fitimi i saj operativ u rrit me 15 për qind në 371 milionë dollarë, duke e rritur marzhin operativ me një pikë të plotë në 12.1 për qind dhe fitimi neto u rrit me 22 për qind në baza vjetore në 297 milionë dollarë, sipas raportit.
Adrian Ding, ushtrues detyre i shefit financiar të “Yum”, i cilësoi si mjaft inkurajuese masat stimuluese të ndërmarra së fundi nga autoritetet kineze.
“Natyrisht, do të duhet kohë për të ndikuar në sjelljen e konsumatorëve dhe për të ndikuar në biznese si të tonat”,- tha Ding.
Për të përballuar sfidat, kompania ka zgjeruar gjurmën e saj me shpejtësi duke prezantuar modele të reja dyqanesh më të lira për të kapur konsumatorët me kosto të ulët.
Numri i dyqaneve të reja u rrit me 438 në tremujorin e tretë në 15.861 me 11.283 “KFC” dhe 3606 “Pizza Huts”. Numri i dyqaneve të “Kcoffee”, një zinxhir kafenesh i ngritur krah “KFC”-së ekzistuese për të minimizuar kostot, arriti në 500 pika. Ajo shërben edhe një ofertë prej 9.9 juanë (1.4 dollarë), me kafe dhe një hot dog.
“Pizza Hut Wow”, një version më i përballueshëm i zinxhirit klasik të picave, arriti në 150 dyqane në më pak se gjysmë viti.
Drejtori ekzekutiv i “Yum”, Joey Wat, i përshkroi dy zinxhirët e rinj si modele të reja biznesi, të cilat kanë mundësuar zgjerimin e tregun të adresueshëm dhe të afrojë klientë të rinj.
Magnati kanadez i veshjeve sportive “Lululemon” në Kinë regjistroi rritje të shitjeve në tremujorin e tretë, pas një ngadalësimi në tremujorin e dytë, sipas një analisti të “BofA Securities”, të cituar nga “Yahoo News”. Të dhënat e publikuara nga “Meritco Services” tregojnë se shitjet e “Lululemon” në Kinë u rritën me 48 për qind në gusht dhe 67 për qind në shtator, me një korrelacion prej 98.4 për qind me shitjet e raportuara, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm nga tremujori i dytë.
“Lululemon” e ka konsideruar prej kohësh Kinën si një mundësi të rëndësishme rritjeje dhe kjo prirje pozitive përforcon besimin e tyre në rrugët e saj të ndryshme të rritjes, tha analisti.
Plani afatgjatë i “Lululemon” synon një rritje të katërfishtë të të ardhurave ndërkombëtare deri në vitin 2026, me Kinën si një komponent kyç të kësaj trajektoreje rritjeje, shtoi analisti.
Sipas një raporti nga “Bloomberg”, marka sportive po shikon përtej qendrave të mëdha urbane të Kinës për rritje, pasi synon të arrijë klasën e mesme në rritje të vendit.
