Kryediplomati grek: Marrëdhëniet me Turqinë po normalizohen
2024-11-09 18:05:50

Zyrtare grek e turk (Foto Atsh)

Zyrtare grek e turk (Foto Atsh)

Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, priti në Athinë homologun turk, Hakan Fidan. Pas takimit, ai theksoi se edhe kur nuk gjenden zgjidhje të lehta, diskutohet, shkruan “ATSH”.

“Patëm një diskutim fillestar dhe të sinqertë për një çështje kritike. Problemet e dy vendeve nuk zgjidhen me magji, por përmes dialogut. Ka pasur edhe momente të vështira, por ka pasur edhe një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm”,- theksoi kryediplomati grek.

Ai vuri në dukje se raundi tjetër i diskutimeve për të ashtuquajturën agjendë pozitive do të zhvillohet në Athinë më 2 dhe 3 dhjetor, ndërsa kujtoi se ka pasur gjashtë takime mes dy liderëve dhe dy raunde bisedimesh për dialogun politik.

Ai theksoi gjithashtu se kontaktet mes dy vendeve po normalizohen, ashtu siç duhet të jetë rasti mes dy fqinjëve.