
Kryeministri Rama (Foto Rtsh)
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian dhe se ai është tejet optimist për këtë gjë.
Duke folur në konferencën e përbashkët me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, pas samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Budaqest, kryeministri Rama tha se Bashkimi Europian duhet të punojë si një i vetëm për të ecur përpara, shkruan “RTSH”.
Duke iu referuar të ardhmes së BE-së, Rama nënvzoi se ai është optimist si vetë për Shqipërinë dhe vetë familjen evropiane.
“Në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me Komisionin Europian, Plani i rri i Rritjes është diçka shumë inkurajuse. Ka një energji të veçantë. Ky është një vend ku ka shkëmbim më të lirë opinionesh, një ndjenjë shumë të prekshme lirie. Është e qartë që na duhet të punojmë së bashku për të propozuar strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik dhe për të punuar për të lidhur dy forumet. Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Europë. Do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardhshëm të suksesshëm në Tiranë”,- deklaroi kryeministri Rama.
Sipas tij, me bisedimet që vazhdojnë, shpresohet që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade bashkë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi gjithmonë e më pak argumente për të thënë se të pasurit e BE-së me dy kufij është e bëshme. Me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm, pra duhet të dalim nga një kufi për të hyrë në Ballkanin Perëndimor. Një hapësirë që duhet të jetë e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi dhe ruajmë sidomos nga ndërhyrjet. Po kështu edhe për të mos vazhduar me këtë eksperiment të të pasur të një ‘stomaku’ që nuk funksionon si duhet brenda organizmit”,- theksoi kryeministri Rama.
