Anija e Marinës italiane sjell 8 emigrantë në Shqipëri
2024-11-09 17:12:37

Anija e Marines italiane (Foto Rtsh)

Anija e Marines italiane (Foto Rtsh)

Anija e Marinës italiane “Libra” mbërriti mëngjesin e të premtes në portin e Shëngjimit, duke sjellë 8 emigrantë, nën masa të rrepta sigurie, në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve. Pas nënshtrimit të procedurave në qendrën pritëse, emigrantët u transferuar në kampin e Gjadrit, shkruan “RTSH”.

Emigrantët janë kapur në ujërat ndërkombëtare të kanalit të Sicilisë.

Raportohet se mes tyre janë gjashtë egjiptianë dhe dy të mbijetuar nga anija e përmbytur nga Bangladeshi.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht ishte planifikuar që drejt Shqipërisë të dërgoheshin 9 persona, por një prej tyre, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte në moshë dhe me shëndet të dobët.

Ky është grupi i dytë i emigrantëve që vjen në Shëngjin nga autoritetet italiane, ndërsa për 12 emigrantët e parë gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, pasi vendosi se ata nuk vinin nga vende të sigurta sipas legjislacionit europian.

Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak, dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta, sipas legjislacionit evropian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.