Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti italian Sergio Mattarella takohen me Përfaqësuesit e Dialogut të Presidentëve të Universitetit Kinë-Itali
2024-11-09 14:51:05

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Më 8 nëntor në mbrëmje në Pekin, Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti italian Sergio Mattarella u takuan së bashku me përfaqësuesit dypalësh, që morën pjesë në Konferencën e Mekanizmit të Bashkëpunimit Kulturor Kino-Italian dhe Dialogut të Presidentëve të Universitetit Kinë-Itali.

Të dy krerët dëgjuan raportimet e përfaqësuesve dypalësh mbi bashkëpunimet kulturore dhe universitare Kinë-Itali.

Xi Jinping vuri në dukje se historia mijëravjeçare e shkëmbimeve miqësore midis Kinës dhe Italisë, ka ushqyer shkëmbimet e pafundme njerëzore dhe kulturore midis dy vendeve.

Vitet e fundit, mekanizmi i bashkëpunimit kulturor kino-italian i ka nxitur të dy vendet të mbajnë vitin kulturor dhe turistik të njëri-tjetrit, kanë krijuar modelin e parë të formimit të marrëdhënieve të mira mes vendeve të trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Xi Jinping theksoi se bota e sotme ka hyrë në një periudhë të re trazirash. Kina dhe Italia si dy vende e qytetërime të lashta, duhet të propozojnë kulturimin e personave, ushqimin e trupit me virtyte. Të dy vendet duhet të kapërcejnë konfliktet me një mendje gjithëpërfshirëse.

Sergio Mattarella vlerësoi pozitivisht kontributet e rëndësishme të Mekanizmit të Bashkëpunimit Kulturor Itali-Kinë dhe Dialogut të Presidentëve të Universitetit në nxitjen e mirëkuptimit, miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis popujve italianë dhe kinezë. (Xu Guang)