Kina do të emetojë monedha përkujtimore për Vitin e Gjarprit
2024-11-09 17:38:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se më 18 nëntor do të emetojë një grup prej 12 monedhash përkujtimore, për të festuar Vitin e ardhshëm Kinez të Gjarprit.

Sipas Bankës Popullore të Kinës, seti, i gjithi me kurs ligjor në Kinë, përbëhet nga shtatë monedha ari, katër monedha argjendi dhe një monedhë platini, shkruan “Xinhua”.

Në anën e përparme, këto monedha përmbajnë stemën kombëtare të Kinës, emrin e vendit, vitin 2025 dhe grafika dekorative tradicionale kineze. Ndërsa në anën e pasme të 12 monedhat përkujtimore kanë kryesisht një foto dhe emërtimin.

Viti i Gjarprit do të fillojë më 29 janar 2025, sipas kalendarit hënor kinez. Zodiaku kinez përbëhet nga 12 kafshë të cilat regjistrojnë vitet dhe pasqyrojnë atributet e njerëzve. Këto kafshë janë miu, kau, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, delja, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.