Opozita i bën presion kancelarit gjerman për zgjedhje të shpejta të parakohshme
2024-11-09 17:16:53

Zyrtari gjerman (Foto Atsh)

Zyrtari gjerman (Foto Atsh)

Udhëheqësi konservator gjerman që shpreson të zëvendësojë kancelarin Olaf Scholz, ushtroi presion të mëtejshëm për zgjedhje të parakohshme, ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me një krizë të madhe politike.

Friedrich Merz, lideri i opozitës së qendrës së djathtë kristian-demokrate (CDU), akuzoi socialdemokratin Scholz për vonesa të taktikave, sepse ai kishte refuzuar të përshpejtonte kohën e planifikuar për zgjedhjet e reja, pas rënies së koalicionit të tij qeverisës trepartiak, shkruan “ATSH”.

Pas largimit të papritur të Demokratëve të Lirë (FDP) nga koalicioni i tij, pasi Scholz shkarkoi udhëheqësin e tyre si ministër i Financave, kancelari sugjeroi një votëbesim në Bundestag për më 15 janar.

Nëse kjo dështon, duke qenë se Scholz, nuk ka më një shumicë në Parlament, zgjedhjet e parakohshme do të duhej të mbaheshin brenda 60 ditëve pas kësaj, që do të thotë se zgjedhjet janë të mundshme në mars.

Për Merz, partia e të cilit qëndron lart në sondazhe, kjo është shumë vonë.

“Strategjia e paraqitjes së një votëbesimi në janar ishte e papërgjegjshme dhe thjesht një vonesë”,- tha Merz pas një takimi të posaçëm të ligjvënësve konservatorë në Berlin, duke theksuar se dëshiron që votimi të bëhet javën e ardhshme, një sugjerim i refuzuar nga Scholz.