Zv/Kryeministri i Kinës Ding Xuexiang do të vizitojë Singaporin dhe Azerbajxhanin, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botërorë për Veprimin e Klimën
2024-11-09 14:37:29

Xinhua

Xinhua

Mao Ning, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, deklaroi se zv/Kryeministri i Kinës Ding Xuexiang do të vizitojë Singaporin në datat 10 - 11 nëntor, me ftesë të zv/Kyeministrit të Singaporit, Yan Jinyong.

Gjithashtu së bashku me zv/Kryeministrin e Singaporit ai do të drejtojë Konferencën e 20-të të Komitetit të Përbashkët Kinë-Singapor për Bashkëpunimin Dypalësh, Takimin e 25-të të Këshillit të Përbashkët Koordinues të Parkut Industrial Kinë-Singapor të qytetit Suzhou, Takimin e 16-të të Këshillit të Përbashkët Koordinues të Qytetit Ekologjik të Tianjinit në Kinë, Takimin e tetë të Këshillit të Përbashkët Koordinues të Projektit të Demonstrimit të Lidhjes Strategjike Kinë-Singapor (në qytetin Chongqing).

Ndërkohë, me ftesë të Pesidentit të Azerbajxhanit, Ilham Heydar oglu Aliyev, përfaqësuesi i veçantë i Presidentit Xi Jinping, zv/Kryeministri Ding Xuexiang do të udhëtojë në Azerbajxhan në datat 12 - 13 nëntor, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, si edhe për të zhvilluar një vizitë shtetëror në vend. (Xu Guang)