Senati amerikan (Foto Atsh)
Republikanët kanë siguruar shumicën në Senatin amerikan, por partia ende përballet me një betejë për të mbajtur Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht triumfit të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, shkruajnë mediet lokale, citon “ATSH”.
Republikanët kanë të paktën 52 vende në Senatin me 100 vende.
Fitorja në të dy dhomat e Kongresit do t’i jepte Trump fuqinë për të riformuar rrënjësisht vendin, por gara për Dhomën e Përfaqësuesve me 435 vende vazhdon ende.
Sipas medieve amerikane, republikanët kanë përmbysur kontrollin e demokratëve në Senat, pas fitores në Ohio, Montana dhe Virxhinian Perëndimore.
Kontrolli i Senatit mund t’i lejojë republikanët të zgjerojnë më tej shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë, me potencialin për të formësuar të ardhmen e vendit për dekada.