80 ekspozues rezervojnë pjesëmarrjen për edicionin e 8-të të CIIE
2024-11-08 14:48:21


Foto nga VCG

80 ndërmarrje dhe organizata janë regjistruar për edicionin e 8-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) vitin e ardhshëm, duke treguar besimin e fortë që kanë bizneset globale në këtë ngjarje, shkruan “Xinhua”.

Sipërfaqja totale e ekspozitës për ta do të shtrihet në rreth 50.000 metra katrorë. Fan Jiayu, president dhe drejtor ekzekutiv i “Estée Lauder Companies China”, tha se kompania ka sjellë gati 100 produkte të reja nga 17 markat e saj në ekspozitën e këtij viti.

“Ne kemi besim të plotë në tregun kinez, ku konsumatorët po bëhen gjithnjë e më shumë një burim i rëndësishëm frymëzimi për ne”,- tha Fan, duke shtuar se “Estée Lauder” do të vazhdojë ta përdorë CIIE-në për të thelluar angazhimin e saj ndaj inovacionit të lokalizuar.

“CIIE ka përshpejtuar zhvillimin tonë dhe ne shpresojmë të bëhemi një mbështetës besnik i ekspozitës”,- tha Dong Chunfang, drejtor i marrëdhënieve me publikun në “Uniqlo China”.

“Që nga nisja e rekrutimit për edicionin e 8-të të Ekspozitës, kompanitë janë regjistruar në mënyrë aktive, duke treguar entuziazëm në rritje për pjesëmarrje dhe duke rritur besimin në zhvillimin e Kinës”,- tha Tang Wenhong, zv.ministër i Tregtisë.

Foto nga VCG

Sipas tij, Kina do të çojë përpara hapjen me standarde të larta dhe do të përshpejtojë krijimin e një modeli të ri zhvillimi. Ai theksoi se si një platformë kyçe për hapjen e Kinës, CIIE-ja do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm.

Edicioni i këtij viti i CIIE-së, ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë kushtuar importeve, u hap të martën në Shangai, dhe do të vijojë deri më 10 nëntor.

Foto nga VCG

CIIE-ja ka tërhequr 3496 ekspozues nga 129 vende dhe rajone. Ekspozita ka vendosur një rekord të ri, me pjesëmarrjen e 297 kompanive të “Fortune Global 500” dhe liderë të industrisë.