Organi më i lartë ligjvënës i Kinës miraton projektligjin për të ngritur tavanin e borxhit të pushtetit vendor me 6 trilionë juanë
2024-11-08 21:29:34

foto VCG

foto VCG

Ligjvënësit kinezë kanë miratuar një projektligj të Këshillit të Shtetit mbi ngritjen e tavanit të borxhit të pushtetit vendor me 6  trilionë juanë (rreth 840 miliardë dollarë amerikanë) për të zëvendësuar borxhet ekzistuese të fshehura, sipas një konference shtypi të premten.

Kjo është masa më e rëndësishme e ristrukturimit të borxhit në vitet e fundit, që do të zbatohet përgjatë tre vjetëve, nga sivjet  deri më 2026, me një buxhet vjetor prej 2 trilionë juanësh.