Studiuesit globalë takohen në Pekin për Konferencën e Parë Botërore të Klasikëve
2024-11-08 11:27:35


Foto nga VCG

Të enjten filloi në Pekin Konferenca Botërore e Klasikëve, një takim i madh i ekspertëve globalë të studimeve klasike. Në konferencë morën pjesë 485 studiues nga më shumë se 30 vende e rajone të botës, përfshirë edhe 186 studiues ndërkombëtarë.

Veprimtaria e cila u zhvillua në datat 6-8 nëntor, u organizua nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kinës, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Kinës, Ministrinë e Kulturës së Greqisë dhe Akademinë e Athinës.

Pjesë e rëndësishme e konferencës ishte themelimi i Institutit të Kërkimeve të Civilizimit Klasik të Kinës në Athinë. 

Foto nga VCG

Drejtori i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, Gao Xiang dhe Ministrja e Kulturës e Greqisë, Lina Mendoni shkëmbyen aktet për themelimin zyrtar të institutit. Deklarimi i themelimit të këtij instituti nga drejtori Gao, është një gur kilometrik në shkëmbimet kulturore dhe akademike mes Kinës dhe Greqisë.

Foto nga VCG

Në ceremoninë e hapjes, studiues të njohur nga Greqia, Gjermania, Rusia, Britania, SHBA dhe Kina, ndanë mendimet e tyre mbi aspekte të ndryshme të studimeve klasike, duke krijuar një dialog të pasur mes traditave të ndryshme akademike. (Jiang Lei)