Në prag të vizitës së presidentit të Kinës Xi Jinping në Brazil për vizitë shtetërore dhe për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të G20-s, nisi ditët e fundit në San-Paulo transmetimi në Brazil i emisioneve televizive cilësore të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), përfshirë programin tematik "Takime me Xi Jinping-un", dokumentarët "Rruga drejt lulëzimit" e "Historia e nefritit", filmin e animuar "Tregime mitologjike kineze" etj.
Këto emisione do të transmetohen në mbi dhjetë medie kryesore braziliane, si Grupi Mediatik "Box Brazil", Radio-Televizioni "Bandeirantes", Televizioni i Verilindjes së Re i Brazilit dhe "Media CB".
Në fjalimin e tij në ceremoninë e nisjes së transmetimit, kryetari i CMG-së Shen Haixiong tha se, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Brazilit, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti brazilian Lula da Silva propozuan që t'u jepen përmbajtje të reja kohore marrëdhënieve kino-braziliane dhe të nxitet bashkërisht bashkësia me fate të përbashkëta Kinë-Brazil. Nën udhëheqjen e dy krerëve të shteteve, marrëdhëniet kino-braziliane po çohen përpara drejt epokës së re. Ky transmetim i emisioneve kineze, i organizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe media braziliane, është pikërisht një masë aktive për thellimin e shkëmbimeve njerëzore dhe forcimin e miqësisë midis dy popujve. Ai shprehu bindjen që, ndërmjet këtyre programeve, shikuesit brazilianë do të njohin më tej forcën tërheqëse të presidentit Xi Jinping, mikpritjen e popullit kinez, si edhe madhështinë e kulturës kineze.
Në ceremoninë e nisjes së transmetimit morën pjesë dhe mbajtën fjalim edhe konsulli i përgjithshëm i Kinës në San-Paulo Yu Peng, drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik "Bandeirantes" Caio Luiz de Carvalho dhe përgjegjësja e bashkëpunimit ndërkombëtar të Grupit Mediatik "Boxs Brazil" Claudia Dreyer.