Porti i Durrësit, gushti shënoi pikun e lëvizjeve të pasagjerëve
2024-11-08 10:12:06
Porti i Durresit (Foto nga Atsh)
Në terminalin e trageteve në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë hyrë dhe dalë 644.592 pasagjerë.
Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se muaji që ka shënuar pikun e lëvizjeve në këtë sektor ka qenë gushti, me 240.670 pasagjerë të përpunuar dhe muaji me më pak pasagjerë ishte shkurti, me 25.536 pasagjerë, citon “ATSH”.
Në një njoftim të Portit, thuhet se rol të rëndësishëm në këtë terminal luan dhe transporti i mallrave me kamionë, ku gjatë kësaj periudhe kanë transportuar 765.223 tonë mallra, ose 3% më shumë se janar-shtatori i 2023.
Lajmet Kryesore