Foto nga VCG
Fjala kyçe: 和平---[hé píng]---paqe
Satelitet e burimeve të Tokës të eksploruara bashkë nga Kina dhe Brazili po lundrojnë në qiell. Ky është një projekt i nisur në 1988. Deri tani, janë bërë gjithsej 6 satelitet, të cilat mbulojnë sektorët e shumtë, si planifikim urban, monitorim fatkeqësie, ruajtje e pyjeve tropikale të shiut dhe ofrojnë shërbime falas për vendet në zhvillim të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Sateliti i 7-të (CBERS) 06 është në kërkim dhe prodhim të shpejtë.
Ministrja e Inovacionit e Brazilit, Luciana Santos u shpreh: “Tani, për satelitin (CBERS) 06 kemi përdorur teknikë më të avancuar dhe më të veçantë, me të cilën mund të bëhet monitorimi telekomandës. Në bazë të këtij projekti, Brazili tani ka 4 satelite, të cilat mund të xhirojnë imazhe më të sakta, të monitorojnë prishjen e territorit dhe pyjeve të Brazilit, si dhe zbatimin e masave urbane dhe bujqësore. Për popujt e Kinës dhe Brazilit, kjo është një arritje e madhe, pasi kjo ka nxitur zhvillim teknik të njëra-tjetrës.”
Përveç projektit satelitor, Kina dhe Brazili po punojnë gjithashtu me Indi, Rusi dhe Afrikën e Jugut për të nxitur bashkëpunim satelitor në yjësitë të telekomandës të BRICS-it dhe për të bërë përpjekje për të trajtuar së bashku sfidat globale të tilla si ndryshimet klimatike.
Foto nga VCG
Drejtori i Agjencisë Hapësinore të Brazilit, Marco Antonio Chamon u shpreh: “Marrëveshja e telekomandimit që kemi nënshkruar mes vendeve të BRICS-it është një shenjë shumë e rëndësishme se mund dhe i bëjmë gjërat së bashku. Por tashmë kemi zbatuar disa projekte brenda kësaj marrëveshjeje dhe me shumë sukses. Mendoj se e ardhmja e BRICS dhe BRICS+ është të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në telekomandë, duke përfshirë teknologjitë e tjera dhe ngritjen e kapaciteteve.”
Si anëtarët e rëndëshëm në “Jug Global”, Kina dhe Brazili nxisin bashkë paqe, siguri dhe zhvillim brenda kornizës së organizatave ndërkombëtare, si BRICS, G20 dhe OKB. Kina dhe Brazili publikojnë bashkë zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës “6 konsensuse” dhe bashkë me vendet “Jug Global” nisin grupin “Friends of Peace”, çka po fiton njohje nga gjithnjë e më shumë vende.
Ministri i Jashtëm i Kinës dhe anëtari i byrosë politike të Komitetit Qendror të PKK-së, Wang Yi u shpreh: “Në problemin e Ukrainës, nuk kemi interesa të veta, nuk kemi konsideratë gjeopolitike. Jemi takuar këtu, sepse duam të lëshojmë zërin e paqes dhe të bëhemi partnerët e Rusisë dhe Ukrainës drejt paqes. Po mbjellim farën e paqes dhe në një ditë të ardhme, do të rritet në një bimë të fortë.”
Samiti i 19-të i liderëve të G20-s do të zhvillohet në Rio de Janero të Brazilit. Eliminimi i varfërisë dhe urisë, mobilizimi global për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe reformimi në qeverisjen globale është mision qendror i mandatit të Brazilit si kryetar i radhës në G20. Kina mbështet aktivisht Brazil të zhvillojë me sukses të gjitha punët për këtë samit.
Ministri i Zhvillimit dhe Ndhimës Shoqërore, Familjes dhe Luftimit kundër urisë i Brazilit, Wellington Dias u shpreh: “Shpresojmë të ndërtojmë një marrëdhnie pa interes privat. Krahas kësaj, dy vendet do të japin dorë ndihmuese edhe për popujt e tjerë të botës. Për këtë arsye, Brazili ka ruajtur përgjithmonë marrëdhënie të mira me Kinën dhe në mandatin e kryetarit të radhës të G20-s ka paraqitur për krijimin e aleancës globale kundër urisë dhe varfërisë.”
Foto nga VCG
Drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Dhomës Tregtare të Zhvillimit Brazil-Kinë (CCDIBC), Marcelo Luis Besteti: “Tani, bashkëpunimi Brazil-Kinë ka mbikaluar marrëdhëniet dypalëshe. Kjo ka ofruar metoda të shumta për zgjidhjen e varfërisë dhe mosbarazisë. Marrëdhëniet dypalëshe janë bërë më të ngushta dhe mund të luftojnë më efektivisht mosbarazinë.”
Kina propozon bashkëndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit. Brazili përpiqet për ndërtimin e një bote të barabartë dhe të drejtë dhe për zhvillim të vazhdueshëm. Kina dhe Brazili janë miq të mirë me të njëjtën ambicie dhe sigurisht do të luajnë rol më të rëndësishëm në ruajtjen e paqes botërore, nxitjen e zhvillimit të përbashkët, përmirësimin e qeverisjes globale dhe shtimin e të drejtave të fjalës të vendeve në zhvillim.
Zv/presidenti i Brazilit, Geraldo Alckmin u shpreh: “Kina ka luajtur një rol kryesor në zhdukjen e varfërisë, nxitjen e gjithëpërfshirjes, rritjen ekonomike dhe përparimin shkencor e teknologjik. Në shumë sektorë, ne mund të punojmë së bashku. Ne duhet të forcojmë organizatat shumëpalëshe, të mbështesim multilateralizëm dhe të përpiqemi për një botë më të barabartë, më të drejtë, më paqësore dhe më të bashkuar.” (Jiang Lei)