Kina shpall fituesit e çmimeve më të larta kombëtare të gazetarisë
2024-11-08 10:09:08

Foto nga VCG

Shoqata e Gazetarëve e Gjithë-Kinës (ACJA) shpalli të enjten fituesit e çmimit të 34-të të gazetarisë dhe çmimit të 18-të “Changjiang Taofen”, dy çmimet më prestigjioze të gazetarisë në Kinë, shkruan “Xinhua”.

373 lajme nga organet e mediave në mbarë vendin fituan çmimin e gazetarisë kineze të këtij viti, ndërsa 20 persona fituan çmimin “Changjiang Taofen”.

Këto çmime u dhanë në kuadër të Ditës Kombëtare të Gazetarëve në Kinë.