Kina ka bërë demarsh serioz pranë Filipineve lidhur me dy ligje mbi detin
2024-11-08 21:24:17

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning / foto MPJ e Kinës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës ka thirrur ambasadorin filipinas në Kinë për t'i paraqitur një demarsh serioz lidhur me dy të ashtuquajturat ligje të Filipineve, "Akti i rrugëve detare arkipelagore të Filipineve" dhe "Akti i zonave detare të Filipineve", tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning në një konferencë të rregullt shtypi të premten.

Zëdhënësja vuri në dukje se ndërmjet të ashtuquajturit "Akti i zonave detare të Filipineve", pala filipinase i përfshin në mënyrë të paligjshme ishullin Huangyan dhe pjesën kryesore të ishujve Nansha të Kinës, si edhe hapësirat detare përkatëse, në hapësirën detare të Filipineve, duke u orvatur për ngulitjen e vendimit të paligjshëm të çështjes së arbitrazhit mbi Detin e Kinës Jugore, ndërmjet legjislacionit të brendshëm. "Ky veprim shkel seriozisht sovranitetin e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore dhe të drejtat e interesat e saj detare dhe pala kineze e dënon dhe e kundërshton kategorikisht atë," theksoi Mao Ning.

Zëdhënësja kineze vuri në dukje gjithashtu se sovraniteti territorial i Kinës në Detin e Kinës Jugore, si edhe të drejtat dhe interesat e saj përkatës, kanë bazë të plotë historike e ligjore dhe përputhen me ligjet ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin Detar, prandaj nuk do të ndikohen në asnjë mënyrë prej publikimit nga pala filipinase të të ashtuquajturit "Akti i zonave detare". Ndërkohë, i ashtuquajturi vendim i çështjes së arbitrazhit mbi Detin e Kinës Jugore është i paligjshëm e i pavlefshëm. Pala kineze nuk e pranon e nuk e njeh atë dhe nuk pranon asnjë propozim a veprim në bazë të këtij vendimi.