Avioni kinez C919 bën debutimin në SAR Macao
2024-11-08 11:20:08

Aeroplani “B-919Y” i “Air China” përfundoi të enjten një fluturim për në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR), duke regjistuar kështu itinerarin e parë të avionit kinez C919 në zonë, si dhe fluturimin inaugurues që nga dorëzimi i tij, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Avioni do të jetë pjesë e Ekspozitës së 13-të të Aviacionit të Biznesit në Makao dhe do të ekspozohet në një zonë të caktuar të Aeroportit Ndërkombëtar të Makaos, nga e premtja deri të dielën, ku vizitorët do të kenë mundësi ta shohin nga afër.

Midis të ftuarve që mirëpritën avionin në aeroport ishin përfaqësuesi i shefit ekzekutiv të SAR Makao dhe sekretari për Transportin dhe Punët Publike, Raimundo Arrais do Rosario, dhe presidenti i Autoritetit të Aviacionit Civil të Makaos, Pun Wa Kin.

“Kjo është hera e parë që C919 ka fluturuar për në Makao dhe jam krenar që ua sjell këtë avion vendas njerëzve këtu. Që kur morëm avionin tonë të parë C919 më 29 gusht, ai ka operuar me sukses në linjat Pekin-Shanghai dhe Pekin-Hangzhou dhe së shpejti do të zgjerohet për të përfshirë linja të tilla si Pekin-Wuhan”,- tha Hao Xin, nënkryetari i ekipit të fluturimit të “Air China C919”.