Xi do të marrë pjesë në Takimin e 31-të Informal të Liderëve të APEC dhe në Samitin e 19-të të Liderëve të G20
2024-11-08 10:21:39

Foto nga VCG

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Perusë Dina Boluarte, Presidenti i Kinës Xi Jinping do të udhëtojë në Lima në datat 13-17 nëntor, për të marrë pjesë në Takimin e 31-të Informal të Liderëve të APEC  dhe për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Peru.

Me ftesë të Presidentit të Republikës Federale të Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, Presidenti i Kinës Xi Jinping do të udhëtojë në Rio de Zhaneiro për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Liderëve të G20 dhe për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Brazil në datat 17-21 nëntor.