Kina ka pasur një rritje të qëndrueshme të numrit të subjekteve të biznesit
2024-11-08 22:07:46

foto VCG

Numri i përgjithshëm i subjekteve të biznesit në Kinë arriti në 188 milionë deri në fund të shtatorit 2024, duke shënuar një rritje 3.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të premten Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut. Prej tyre, 60.2 milionë ishin kompani, ndërsa mbi 125 milionë biznese private, me një rritje përkatësisht 6.1 për qind dhe 3 për qind. 

Një sërë masash politike për të zgjeruar kërkesën e brendshme, për të rritur besimin dhe për të gjallëruar aktorët e ndryshëm të tregut kanë nxitur rritjen e numrit të subjekteve të biznesit në Kinë në tre tremujorët e parë të këtij viti. 

Gjatë kësaj periudhe, në Kinë u regjistruan rreth 20.7 milion subjekte të reja biznesi, duke mbajtur rritjen e fortë. 

Shtimi i numrit të subjekteve të reja të biznesit mbeti i balancuar nëpër rajone, duke u shoqëruar nga një zhvendosje e vazhdueshme drejt një strukture më të optimizuar industriale në sektorët parësorë, dytësorë e tretësorë, shtoi administrata.