Ndërmarrjet e anketuara nga Banka Qendrore Europiane kanë raportuar se kushtet e financimit janë duke u shtrënguar në Eurozonë, sipas rezultatit të sondazhit të publikuar nga BQE-ja të enjten, përcjell “Xinhua”.
Foto nga VCG
Edhe pse më pak ndërmarrje në raundin e fundit të anketës raportuan rritje të normave të interesit për kreditë bankare, 30 për qind treguan se kostot e tjera të financimit janë rritur.
“Firmat raportuan pak ndryshime në lidhje me disponueshmërinë e kredive bankare. Megjithatë, nevoja e firmave për kredi bankare ka rënë në mënyrë të moderuar, pjesërisht për shkak të fondeve të brendshme”,- thuhet në një deklaratë të BQE-së.
Sondazhi tregoi gjithashtu se presioni i kostos është grumbulluar mbi kompanitë në Eurozonë. Ndërkohë që janë përgjithësisht optimistë për zhvillimin e tremujorit të ardhshëm, kompanitë raportojnë një përkeqësim të fitimeve të tyre.
Anketa zbuloi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme priren të raportojnë pritshmëri më të larta inflacioni krahasuar me firmat e mëdha.
Në sondazhin e BQE-së, i kryer në shtator dhe tetor, morën pjesë 1512.788 kompani që operojnë në Eurozonë.