Kina do të ulë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-11-07 11:08:46

Foto nga VCG

Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, duke nisur prej sot, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), citon “Xinhua”.

Sipas planifikuesit kryesor ekonomik të vendit, çmimet e benzinës do të ulen me 145 juanë (rreth 20.42 dollarë amerikanë) për ton dhe çmimet e naftës me 140 juanë për ton.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë, “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation”, si dhe rafineritë e naftës, janë orientuar për të ruajtur prodhimin e naftës dhe për të lehtësuar transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen në përputhje me ndryshimet në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto. Komisioni bëri të ditur se departamentet përkatëse në rajone të ndryshme duhet të intensifikojnë mbikëqyrjen dhe përpjekjet e inspektimit të tregut dhe të marrin masa të rrepta për të goditur aktivitetet në kundërshtim me politikat kombëtare të çmimeve për të siguruar rendin e tregut.