Kryeministri kinez pret që Kina dhe Banka Aziatike për Zhvillim të forcojnë bashkëpunimin
2024-11-07 11:46:08

Foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang tha të mërkurën se ai shpreson që Kina dhe Banka Aziatike për Zhvillim (ADB) do të vazhdojnë të fokusohen në zhvillimin dhe zgjerimin e kufijve të bashkëpunimit dypalësh. 

Li i bëri deklaratat gjatë takimit me Presidentin e ADB Masatsugu Asakawa, i cili ndodhet në Kunming, provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore për të marrë pjesë në Samitin e Tetë të Nënrajonit të Madh të Mekongut, nga 6 deri më 7 nëntor. 

Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë. Ndërkohë ADB është një institucion zhvillimi shumëpalësh, i përkushtuar ndaj progresit të përbashkët në rajonin e Azi - Paqësorit, tha Li. 

Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me ADB në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, kujdesin për të moshuarit dhe atë mjekësor, si edhe të thellojë bashkëpunimin e njohurive në zhvillimin i industrive, reformën e sistemeve fiskale dhe tatimore dhe si t'i përgjigjemi një popullsie në plakje, tha ai.

Ekonomia e Kinës ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme dhe në progres këtë vit, tha Kryeministri. Vendi do të avancojë në vazhdimësi hapjen e nivelit të lartë. 

Masatsugu Asakawa tha se rritja e qëndrueshme e ekonomisë kineze, ka një rëndësi të madhe për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit Azi-Paqësor, dhe të botës në përgjithësi. 

ADB është e përkushtuar të zhvillojë një marrëdhënie bashkëpunimi më të fortë dhe gjithëpërfshirëse me Kinën duke mbështetur zhvillimin me cilësi, tha ai. 

Ai vuri në dukje se ADB është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, reagimin ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e diversitetit ekologjik, tranzicionin e energjisë dhe njohurive të inovacionit. 

Ai shtoi se ADB do të lehtësojë rezultatet praktike të Programit të Bashkëpunimit Ekonomik të Nënrajonit të Madh të Mekongut dhe do t'i bashkohet Kinës për të mbështetur tregtinë e lirë dhe për të kundërshtuar proteksionizmin.